Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Profesori i kriminalistikës me deklaratë të fortë: Dy të dyshuarit për spiunazh mund të dënohen me burgim të përjetshëm

 
   

Profesori i kriminalistikës, Mensut Ademi, për dy të arrestuarit që gjenden në paraburgim një mujor pas dyshimit për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA) thotë se me gjykimin sipas peshës që kanë kryer veprën penale, ndaj tyre mund të shpallet dënimi me burgim të përjetshëm.

Ademi thotë se mbrojtja e dy të dyshuarve duhet të ketë kujdes, pasi vihet në pyetje siguria e gjithë personave të Republikës së Kosovës.

“Dy të akuzuarit duhet të gjykohen sipas veprës që e kanë kryer në kohë, vend dhe subjekt. Por, i bëj thirrje edhe qoftë mbrojtësve të tyre dhe gjithë institucioneve që merren me mbrojtjen e tyre, sepse Republika e Kosovës është shtet demokratik, unë shoh euforinë se këta shpesh thirren shpiuna dhe mendojnë se ne jemi shtet demokratik, por duhet të merren vendime totalitare… Ata duhet të gjykohen sipas peshës që kanë kryer veprën penale, sepse nëse ata me veprimin e tyre – pesha e tyre, dëmi i shkaktuar shumë i madh dënimi mund të jetë edhe deri në burg të përjetshëm për këta persona”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

“Por, mbrojtja e tyre duhet të ketë kujdes, sepse bëhet pyetje për një veprim ku rrezikohet siguria e gjithë banorëve të Kosovës, permanent nuk rrezohet kohë pas kohe, por permanent rrezikohet nga këta”, tha ai.

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar dy të dyshuarve një muaj paraburgim për veprën penale “spiunazh”. Nga Gjykata thuhet se M.Q. akuzohet edhe për veprën “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa B.SH., vetëm për “spiunazh”.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale, ka bërë të ditur se të arrestuarit dy të dyshuarit kanë nënshtetësi kosovare dhe se hetimet ndaj tyre janë zhvilluar që prej disa muajsh.

Ndërkaq, është bërë e ditur se i arrestuari B.SH. ka qenë punonjës i Doganës së Kosovës, derisa në këtë institucion kanë sqaruar të mërkurën se i arrestuari është pushuar nga marrëdhënia e punës në doganë dy dekada më parë.

E të enjten, Policia bëri të ditur se në dy lokacionet e të dyshuarve janë konfiskuar armë, municione e gazmaska ushtarake.