Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se tash është koha kur SHBA-ja dhe BE-ja duhet të realizojnë marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.
Sipas saj, Kosova duhet ta themelojë Asociacionin, ndërsa Serbia ta njohë shtetin e Kosovës de jure. Tahiri thotë se kjo do të ndodhte në datën kur Serbia do të hynte në BE dhe në po atë datë edhe Kosova e zbaton obligimin për Asociacionin.
“Është koha që SHBA dhe BE ta realizojnë marrëveshjen finale mes Kosoves dhe Serbisë përmës arbitrazhit me një marrëveshje që përfshinë obligimet e detyrueshme të dy palëve: me një anë Kosova zbaton asociacionin, në anën tjetër Serbia njeh de jure shtetin e Kosovës – kjo marrëveshje do të precizojë që në datën e hyrjes së Serbisë në BE në pë atë datë Serbia ka njohur zyrtarisht Kosovën dhe Kosova ka zbatuar asociacionin.
Një marrëveshje e tillë do të garantohej nga SHBA, BE dhe NATO. Ekzistojnë modele të tilla në historinë e marrëveshjeve paqësore mes shteteve që kanë pasur mosmarrëveshje – është koha që të bëhet një marrëveshje e tillë historike, në mënyrë që më në fund Ballkani Perëndimor te arrinë një paqe të qëndrueshme”, ka shkruar ajo.