Mediat serbe po përpiqen të nxisin konflikt me Kosovën ku është publikuar një videoklip që lavdërohet presidenti serb Aleksandër Vuçiq.
Tek përshkrimi i videoklipit të shkurtër shkruhet, “Te Pink, kulmi i çmendurisë në agim. Kënga që lavdëron Aleksandër Vuçiqin me tekstin “Të gjithë që janë një vëlla për një vëlla me Aleksandër Komandantin”.
Për këtë ka reaguar eksperti i Sigurisë, Agim Musliu, duke thënë që mediat e Vuçiqit po përpiqen të nxisin konflikt, por që mos të harrohet ajo çka i ndodhi Marko Gjuriq-it në Kosovë.
“Ndërsa mediat e Vuçiqit përpiqen të nxisin një konflikt me Kosovën, duke e quajtur presidentin e tyre një komandant që do ta “çlirojë” Kosovën nga NATO dhe shqiptarëve, ua kujtoj se çfarë i ndodhi një herë në Srebrenicë, apo çfarë i ndodhi Marko Djuric në Prishtinë!”