Një 60-vjeçar ka humbur jetën paraditen e së dielës.
Sipas edhe informacioneve dyshohet se i moshuari ditën e djeshme ka qenë në gjendje të dehur dhe është rrëzuar te ura e Paskuqanit.
Ndërkohë që sot fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Policia vijon hetimet për sqarimin e plotë të detajeve të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Ditën e sotme ka ndërruar jetë shtetasi A. J., 60 vjeç, banues në Paskuqan, i cili dyshohet se dje, duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar te Ura e Paskuqanit.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.