Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë i pranishëm të hënën në konferencën ndërkombëtare ‘Rugova dhe Perëndimi’ të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për nder të 25 vjetorit të lirisë së Kosovës, nga ora 11:00.
Siç thuhet në njoftimin e LDK-së kryeministri Rama, do të jetë pjesë e panelit të parë bashkë me ish kryeministrin e Italisë Massimo D’Alema, ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë Jeffrey Hovenier dhe presidentin e Akademisë Papore për Jetë, Vincenzo Paglia.
Rama do të ketë fjalim në konferencën e LDK-së ‘Rugova dhe Perëndimi’, mësime nga e kaluara, aspirata për të ardhmen.
Siç ka njoftuar LDK, paneli i parë i kësaj konference do të flasin për “trashëgiminë e Presidentit Rugova dhe përafrimin e Kosovës me vlerat perëndimore”, ndërsa konferenca “mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, sikurse dhe në nderim të aleatëve që patën rol thelbësor në orët e rënda të vendit”.