Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se vendosja e Bondsteel, bazës së parë amerikane në Kosovë, konfirmon lidhjen me SHBA-të.
Maqedonci me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se vendi do të angazhohet të thellojë lidhjet me ShBA-në.
“Në 25 vjetorin e saj, me ftesë të kolonel Jason Baker mora pjesë në ceremoninë dhe aktivitetet e organizuara në shënim të kësaj dite”.
“Kampi ‘Bondsteel’ është një nga bazat më të mëdha ushtarake të SHBA-së në Evropë e ndërtuar në vitin 1999 pas intervenimit të NATO-s në Kosovë, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e rajonit dhe gjithashtu ështe një simbol i përkushtimit të SHBA-së për paqen dhe sigurinë në Ballkan”, ka shkruar Maqedonci.