Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, fjalimit e tij e ka përmbyllur me rolin e Rugovës në raport me Perëndimin duke aluduar në politikanët e sotëm.
Duke lartësuar kontributin e Ibrahim Rugovës për ndërtimin e raporteve me miqtë ndërkombëtar, Rama tha se “urat e ndërtuara nga ish-presidenti i Kosovës, nuk duhet të shkatërrohen nga politikanët e sotshëm”.
“Kosova duhet të ndjekë shembullin e Rugovës për të ruajtur miqësinë me aleatët. Zotimi për të forcuar urat e domosdoshme që na lidhin me të tjerët duke i besuar arsyes së pasionit e jo pasionit të arsyes”, tha Rama.
Sipas tij, Kosova mund të hy në Evropë vetëm duke iu bashkuar politikave euroatlantike të nisura nga Rugova.
“Kosova është një gur i rëndë në vend të vet, por duhet të zërë vend në mesin e bashkësisë ndërkombëtare. S’ka burim më frymëzues se sa jeta dhe vepra e Ibrahim Rugovës”, tha Rama në fund.