Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lazim Destani reagon me emocion në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Biznesmeni, intelektuali e filantropi i shquar shqiptar, Lazim Destani, si përherë është prezent dhe kontribues në ngjarje me rëndësi për çështjen kombëtare dhe interesin e përgjithshëm nacional.

Edhe sot, me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga okupatori serb, nuk ka munguar mbishkrimi i Destanit në rrjete sociale.

“Sot me rastin e 25 vjetorit, në këtë përvjetor jubilar, me shumë emocion e kujtojmë 10 Qershorin e vitit 1999 kur Kosova, pas shumë luftërash e përpjekjesh shekullore, e pa dritën e lirisë. Faleminderit aleatëve tanë, miqve tanë të përjetshëm perëndimor, që i dhanë dhe po i japin Kosovës mbështetjen e palëkundur në rrugën e saj drejt Lirisë, Pavarësisë e të Demokracisë. Nuk ishte e rastësishme kjo datë e Hyrjes së Trupave të Nato-s në Kosovë;
Gëzuar 10 Qershori – Dita e Lidhjes së Prizrenit!”.

Lazim Destani, këtë mbishkrim e ka shoqëruar edhe me fotografi të hyrjes triumfale të KFORIT në Kosove dhe foto ku ai shihet duke përshëndetur ish Presidentin Klinton dhe ish Kryeministrin Tony Blair, i cili sot ishte për vizitë në Kosovë.