Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hovenier i quan shprehje revanshiste deklaratat e të ashtuquajturit ‘’Kuvend panserb’’: Pavarësia e Kosovës nuk rinegociohet

 
   

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka shprehur shqetësim mbi deklaratën e Kuvendit të ashtuquajtur ‘’gjithëserb’’, me të cilën pretendohet se Kosova ‘’është pjesë e pandashme e Serbisë’’.

Ndaj kësaj deklarate, Hovenier reagoi ashpër duke konfirmuar se ky nuk është qëndrim i SHBA-së dhe partnerëve për Kosovën, duke theksuar se Pavarësia e saj nuk do të rinegociohet.

”Ne shprehim shqetësimin tonë për një deklaratë të një Kuvendi panserb që thotë se Kosova është në njëfar mënyre e kam harruar shprehjen që kanë përdorur më duket ‘pjesë e pandarë e Serbisë’”.

”Mund të them vetëm këtë se ky nuk është qëndrimi i vendit tim apo i partnerëve. E kemi njohur Kosovën, si vend të pavarur sovran, demokratik dhe kjo s’është për debat, e as nuk do të rinegociohet, duhet të pranohet dhe të kremtohet”.

”Dhe duhet të jetë pjesë e suksesit të rajonit bashkërisht. Dhe përkundër atyre shprehjeve revanshiste, asgjë nuk do të bëhet”.