Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Begaj beson në “rrugë me katër korsi”  të bashkëpunimin me Maqedoninë Veriore

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Afrim Gashin.

Begaj  ka thënë se në takim kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendëve  dhe ecjen drejt integrimit euro-atlantik

“Me mikun tim, Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin, diskutuam për rëndësinë e mësimeve të të kaluarës dhe për të ardhmen që duam të krijojmë së bashku. Angazhimi ynë është i fortë për të lënë një trashëgimi të pasur miqësie për brezat e ardhshëm dhe për të shtyrë përpara integrimin tonë euro-atlantik. Besoj se rrugën e bashkëpunimit tonë nga dy korsi do ta bëjmë me katër të tilla”, ka shkruar Begaj.

Tags: