Kodi Civil ishte njëra nga temat që u trajtua nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së qeverisë.
Haxhiu tha se ky dokument nuk do të procedohet në Kuvendin e Kosovës, derisa nuk janë votat e nevojshme për ta kaluar.
“Mendoj që për Kosovën nuk është mirë që një dokument kaq i rëndësishëm që lidhet drejtpërdrejtë me të drejtat e njeriut, të dështojë sërish në kuvend”, tha ajo.
Ajo foli edhe rreth rëndësisë që ka ky dokument në realizimin e këtyre të drejtave.