Një video se si dukej Kosova e lirë 25 vjet më parë, është publikuar në rrjetin social “X”.
“Dhe kështu dukej, saktësisht 25 vjet më parë.
Filmuar nga ushtari i famshëm, James Blunt në një Kosovë të lirë”, thuhet në videon e postuar nga llogaria “Stefan in Kosovo”.
Këngëtari i famshëm, James Blunt, ka shërbyer si ushtar i NATO-s gjatë kohës së luftës në Kosovë.