Ish luftëtari i UÇK, Dritan Goxhaj, tha se interesi i Serbisë është që Kosova të jetë republikë.
Sipas tij kjo është një lojë e Serbisë dhe Bashkimit Europian që Kosova të mos bashkohet me Shqipërinë.
Goxhaj shtoi se fuqitë e mëdha duan që Kosova të jetë pjesë e Jugosllavisë së re.
“Interesi i Serbisë është që Kosova të mbetet dhe kështu siç është republikë, por kurrë të mos bashkohet me Shqipërinë. Pra ata kanë këtë interes dhe kjo është dhe pjesë e një loje të kamufluar dhe një loje të poshtër të Bashkimit Europian.
Ish ministri i jashtëm Dalema në librin e tij ka thënë se në e përkrahëm ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë për arsye se mendonin dhe kishim qëllim që Kosova të jetë pjesë e Jugosllavisë së re. Kjo lojë e Bashkimit Europian që duan të na sjellin vërdall e në fund duan të na sjellin aty ku duan ata, te Jugosllavia e re”, tha Goxhaj.