Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Batusha: Masat e BE-së i shkaktuan dëm Kosovës deri 10 milionë€

 
   

Agon Batusha, deputet i LVV-së, njëherësh anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane, thotë se masat e BE-së janë të padrejta dhe antidemokratike.

Sipas tij dëmet edhe nëse janë të vogla mprap mbeten dëm.

“Masat kanë qenë dhe mbetën të padrejta, mbi gjitha antidemokratike. Çfarëdo lloj dëmi, sa do i vogël që të jetë mbetet dëm. Ne kemi realizuar të gjitha zotimet tona sipas dakordancës së Bratisllavës dhe presim që këto masa të hiqen”, tha deputeti.

Batusha thotë se dëmi nga masat e BE-së shkon deri në 10 milionë euro, por që paratë nuk janë humbur por thjeshtë janë stopuar në implementim.

“Dëmi është rreth 7-10 milionë euro. Nuk janë të humbura, por janë projekte që janë stopuar në implementim. Në momentin që hiqen masat këto mjete ekzekutohen nga BE-ja përmes fondeve IPA”, tha ai.