Mbrëmjen e sotme, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna më armë zjarri.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënës polici për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ku njoftoi që deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 21:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.
Nga veprimet e para policore në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Përderisa policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve, në të njëjtë kohë po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, ka thënë Borovci për Indeksonline.