Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Parashikimi i motit, kthjellime e vranësira, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Sipas MeteoAlb territori Shqiptar; do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore; megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero.

Parashikohet që pasditja dhe nata; të mbeten nën dominimin e kthjellimeve; vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke bërë që temperatura minimale të shënohet në zonat Juglindore deri në 7°C, ndërsa vlera maksimale do të regjistrohet në jug të territorit deri në 29°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 50 km/h nga drejtimi verior; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në territorin e Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave te shpeshta.

Ndërsa orët e pasdites do të sjellin shtim të vranësirave ku më të dukshme paraqiten në zonat jugore dhe jugperëndimore, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit, por rriten edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 25°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 55 km/h nga drejtimi kryesisht verior.

Maqedonia e Veriut

Gjatë paradites Republika e RMV do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të territorit; kjo situate meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdites ku pritet shtim i vranësirave në të gjithë vendin ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore; Po ashtu; lagështira në ajër do të rritet ndjeshëm.

Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera minimale deri në 29°C vlera maksimale në rang vendi.

Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare dhe e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi verior.

Europa

Do të vijojë pjesa më e madhe e kontinentit Europian nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku konkretisht; me diell dhe temperatura të larta do të paraqiten; Europa Jugperëndimore, gadishulli Apenin si edhe Brigjet e Egjeut, ndërsa si pasojë e zhvillimit të dy qendrave të presionit të ulët atmosferik; përkatësisht; njëra në qendër të Europës dhe tjetra në Veri të saj do të sjellin; reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere në gadishullin e Skandinavisë si edhe Europën Qendrore.

/abcnews.al/