Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Samiti për Ukrainën në Zvicër, i pranishëm edhe presidenti Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të udhëtojë këtë të shtunë drejt Zvicrës për të marrë pjesë në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën.

Samiti do të zhvillohet më 15-16 qershor 2024 në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës.

Samiti do të bazohet në diskutimet, veçanërisht mbi formulën e paqes në Ukrainë, propozimet e tjera të paqes bazuar në Kartën e OKB-së dhe parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare.

Presidenti Begaj do të jetë në këtë samit krahas personaliteteve më të larta të botës./teve1.info/

Tags: