Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbi dy milionë pelegrinë në Mekë për të kryer haxhin

Më shumë se dy milionë pelegrinë të huaj kanë mbërritur në qytetin e shenjtë mysliman të Mekës përpara fillimit të haxhit këtë javë, thanë zyrtarët sauditë.

Autoritetet saudite presin që numri i pelegrinëve këtë vit të kalojë 2 milionë, duke iu afruar niveleve para pandemisë së koronavirusit, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv

Myslimanët nga e gjithë bota u mblodhën të shtunën në një kodër të shenjtë në Arabinë Saudite për kulmin e pelegrinazhit të Haxhit.

Pelegrinët mblidhen për një ritual në malin Arafat, i njohur si kodra e mëshirës, ​​për një ditë intensive adhurimi dhe reflektimi.

Mali konsiderohet i shenjtë pasi besohet se Profeti Muhamed mbajti fjalimin e tij të fundit, të njohur si Predikimi i Lamtumirës, ​​në vendndodhjen 1,435 vjet më parë. Në hutbe, profeti bëri thirrje për barazi dhe unitet mes myslimanëve.

“Është e papërshkrueshme,” tha Ahmed Tukeyia, një pelegrin nga Egjipti.

Të gjithë myslimanëve u kërkohet të bëjnë Haxhin pesëditor të paktën një herë në jetën e tyre nëse janë fizikisht dhe financiarisht të aftë.