Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane Viola Amherd dhe me presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky.
Osmani tha se Kosova është në Samitin që po mbahet në Zvicër për Ukrainën për të treguar mbështetje e shtetit për lirinë e Ukrainës.
“Ne jemi këtu për të ripërkushtuar mbështetjen tonë për lirinë e Ukrainës! #RrugaToPaqes #UAPeaceSummit🇽🇰🇨🇭🇺🇦 “, ka thënë Osmani.
Në këtë Samit po marrin pjesë liderë edhe nga vende të tjera.