Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me disa ministra të kabinetit qeveritar e kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e Kurban Bajramit.
Kurti në urimin e tij tha se kjo festë na e përkujton rëndësinë për sakrificë.
“Sepse pikërisht nga gatishmëria për sakrificë buron sinqeriteti, marrëdhënia e mirë ndërnjerëzore dhe mirësia e solidariteti”, tha Kurti.
“Kurban Bajrami, është festë në të cilën të mirat materiale i ndajmë me të afërmit, miqtë, fqinjët, por gjithashtu edhe me ata të cilët janë të varfër e nevojtarë”, theksoi ai.