Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hamza viziton BIK-un për Kurban Bajram: Uroj të ketë paqe dhe harmoni

 
   

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës për nder të festës së Kurban Bajramit.

Hamza u prit nga kryeu i BIK-ut, Naim Tërnava, dhe pjesëtarë të tjerë.

Pas takimit para mediave, kryetari i Mitrovicës, uroi festën për të gjithë besimtarët myslimanë.

“Ju uroj shëndet, begati dhe të gjitha të mirat në familjet e juaja. Është një festë që simbolizon solidaritetin dhe sakrificën”.

“Urojmë të ketë paqe dhe harmoni”, ka thënë Hamza.