Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit.
Në Lipjan, një grua ka raportuar se burri i saj po ushtron në vazhdimësi dhunë psikike ndaj saj.
“Lipjan / 16.06.2024 – 10:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psiqike ndaj saj. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që rasti të vazhdoj në procedurë të rregullt.”
Ndërsa në Fushë Kosovë janë arrestuar dy persona pasi i kanë sulmuar fizikisht gratë e tyre.
“Fushë Kosovë / 16.06.2024 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti sipas bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare, para një kohe e kishte sulmuar fizikisht atë si dhe nuk përkujdesej si duhet për familjen e tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
“Fushë Kosovë / 16.06.2024 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Në Obiliq është arrestuar babai që dyshohet se e ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur.
“Obiliq / 16.06.2024 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën- djalin e tij të mitur, derisa ishte duke lozur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”
Në Fushë Kosovë është arrestuar edhe një person pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
“Fushë Kosovë / 16.06.2024-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
E në Istog një grua ka raportuar se burri i saj po ushtron dhunë psikike ndaj saj.
“Istog / 15.06.2024 – 17:00. Viktima femër kosovare ka lajmëruar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj të dyshuarin kosovar, i njëjti është duke ushtruar dhunë psiqike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullte.”