Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Invalidi i UÇK-së nga Drenasi u gjet pa shenja jete në rrethana të dyshimta, Policia nis hetimet

 
   

Veterani dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Drenasi, Ahmet Thaçi, ka humbur jetën dje. Për vdekjen e tij kanë njoftuar familjarë e miq, teksa kanë nisur hetimet edhe nga Policia e Kosovës.

Siç merr vesh media, Thaçi u gjet pa shenja jete të dielën në mbrëmje në Llapushnik të Drenasit, në rrethana të dyshimta.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, e më pas trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë dhe ka bëtë të ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin është dërguar në IML për obduksion.”