Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tahiri-Beqa: Ka ardhur fundi, sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen

 
   

Kosova, që nga viti 2023 vazhdon të mbetet nën masat e Bashkimit Evropian, të cilat analistja politike, Arta Tahiri-Beqa vlerëson se ka ardhur koha të hiqen.

Madje ajo thekson se këto masa është dashur të hiqen më herët.

Tutje, Tahiri-Beqa ka deklaruar se sanksionet u vendosen më qëllim që vendet si Kosova e Serbia të mbeten në dialog dhe BE t’i realizojë synimet e saj.

“Masat ndaj Kosovës mendoj që është dashur të hiqen shumë më herët, por kjo ka qenë pikërisht për shkak të politikave të BE-së që ka qasjet e veta për të balancuar politikat e veta sa i përket Ballkanit Perëndimor. Dhe vazhdojnë këto masa pikërisht për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Gjithmonë BE po vepron kështu, lë diçka pezull, varur që shtetet si Kosova dhe Serbia për të vepruar, zbatuar marrëveshje apo vendime të cilat BE i kërkon”, u shpreh ajo.

Ndërsa, për Tahiri-Beqën, edhe Asociacionin BE-ja po e përdor si mjet për të realizuar qëllimet e saj.

“Ka ardhur fundi, këto masa duhet në hiqen. Në qoftë se masat kanë ardhur si reaksion i një veprimi që Qeveria e Kosovës, por ato janë tërhequr, andaj duhet hequr. Çështja e Asociacionit të Komunave ka të bëjë me masat sepse BE duhet të këtë një mjet të përdor një element për të realizuar qëllimet e saj”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell,shumë shpejt pritet të dërgoj një raport lidhur me heqjen apo jo të sanksioneve ndaj Kosovës.