Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tubimi i LVV, Konjufca: 19 vjet rrugëtim me beteja politike, qofshim bashkë drejt horizonteve të reja

 
   

Lëvizja Vetëvendosje sot [ e hënë] ka shënuar 19-vjetorin e themelimit të saj.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje [LVV] Glauk Konjufca ka uruar të gjithë aktivistët e kësaj lëvizjes për 19 vjetorin e krijimit të saj duke thënë se përgjatë 19 vite me Lëvizjen Vetëvendosje së bashku me popullin kanë kaluar vështirësitë në beteja të ndryshme politike por edhe duke ecur drejt fitoreve të reja.

Konjufca ka përshëndetur të gjithë aktivistët, duke falënderuar fillimisht popullit që i qëndroi afër LVV-së, teksa ka shtuar “qofshim bashkë edhe drejt horizonteve të reja” .

“Këtë javë lëvizja jonë i mbushi 19 vjet. Urime të gjithëve. Dje e kishim edhe festën e Bajramit, të sakrificës Bajramit të Kurbanit, e shfrytëzoj për tua uruar. Jemi mbledhur këtu të gjithë për ta festuar 19 vjetorin e lëvizjes sonë. 19 vite kaluam nëpër të gjitha vështirësitë në beteja politike dhe jemi lëvizja më e madhe dhe duke shkuar drejt fitoreve të reja”, ka deklaruar Konjufca në shënimin e 19 vjetorit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai falënderoi edhe aktivistët të cilët kanë ndërruar jetë gjatë kauzave politike, si Astrit Dehari, Arbënor Dehari, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, për të cilët tha se nuk i ndali asnjë furtunë politike, dhe që dhanë gjithcka edhe jetën e tyre për ta bërë Kosovën të lirë .

“Falënderimi i parë për gjithçka të bukur i takon popullit tonë të dashur e të vuajtur që ne si lëvizje i qëndruam pranë e që nuk na braktisi neve kurrë. Qofshim bashkë edhe drejt horizonteve të reja. Populli e kupton gjuhën e Lëvizjës Vetëvendosje. Falënderimi i dytë i takon aktivistit të LVV-së, atij aktivisti të thjeshtë që nuk e ndali dot asnjë fortun politike atij aktivisti që me plot vetëmohim dha gjithçka duke përfshirë edhe jetën e tij si Arbnori e Astriti e aktivistë te tjerë që dhanë jetën në përpjekjen tonë të përbashkët për ta bërë Kosovën tonë të lire”, tha Konjufca.

Konjufca përmendi edhe ditën e lindjes së Ukshin Hotit, ku në shtator të 1994 kishte deklaruar para gjyqit të Serbisë se “populli shqiptar duhet të bashkohet këtë e di të gjithë edhe askush nuk e konteston”.

“Sot të nderuar po ashru jemi edhe në ditën e lindjes së kolosit tonë kombëtar, intelektualit e patriotit Ukshin Hotit. Ai sot mbush 81 vjet dhe më lejoni që qysh në fillim të kësaj fjalë ta lexoj deklaratën e tij të fuqishme politike që ai e dha përpara gjyqit të Serbisë më 29 shtator 1994 “ populli shqiptar duhet të bashkohet këtë e di të gjithë edhe askush nuk e konteston”, deklaroi Konjufca.

Konjufca potensoi se gjithnjë Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë thirrje për Serbinë që e ka përgjegjësinë e drejtpërdrejt për luftën e fundit në Kosovë, duke shtuar se poashtu do të ritheksohet thirrja e tyre edhe për drejtësinë e gjenocidit serb.