Ish-komandanti, Sylejman Selimi i ftuar në “Debat Plus”, ka shpalosur sonte më shumë për kohën e kaluar duke folur për heroin, Adem Jasahri.
Selimi tregon që komandanti, Adem Jashari së bashku me Hamëz Jasharin kanë qenë unik e të pandashëm.
“Ademi ka qenë i veçantë e unik, jo vetëm Ademi por edhe Hamza, kanë qenë si shqiponja me dy krena, të pandashëm, krejt familja është unike, shpeshherë na nuk mundemi me e kuptu, duke u nisur edhe nga Shabani e të tjerët që kanë qenë gjithmonë të angazhum e çdo herë të gatshëm,” tha Selimi.
Selimi: Adem Jashari ka pasur fjalë të mira për të gjithë, edhe për Rugovën
Teksa shton se është vështirë edhe të shpjegohet për ta, e thotë se Ademi ka qenë jo vetëm trim e strateg por ka qenë edhe unifikues.
“Ademi, nuk ka qenë njeri që të përqajë dikë, në çdo element e segment, një njeri që ka pasur vlera ka gjetur forma që me kontaktu e me pru e me e mobilizu,” ka thënë Selimi.