Deputeti, Mefail Bajçinovci ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit, Dritan Abazoviq.
Bajçinovci ka thënë se megjithëse ai është munduar ta “mbrojë vetën” ku Abazoviq nuk e ka pranuar që e përkrah kombëtaren serbe, sipas deoutetit është deklaratë e gabuar.
“Është deklaratë e gabueshme kur një ish-kryeministër shqiptar i Malit të zi thotë do ti përkrahi ekipet Ballkanike, këtu nënkupton menjëherë Serbinë. Ky nuk e përkrah Maqedoninë se nuk është, por cilën përveç Serbisë?” ka thënë Bajçinovci.
Teksa shton se politikanët mundohen të arsyetohen, por është gabim.
“E kanë nxjerrë prej konteksti këta politikanët e kanë një system ku tentojnë me u arsyetu por mendoj që është e gabueshme, një shqiptar nuk duhet me përkrah pa marrë parasysh në cilat troje është, për një politician shqiptar është e turpshme,” thotë Bajçinovci.