Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ishte i ftuar në një emission televiziv, ku zbuloi informacione mbi veprimtarinë e UDB-së në Kosovë.
Ai hapur e pranoi se ka vjedhur dokumentacione nga sigurimi shtetëror i Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Kosovës, të dhënat e të cilave do të bëhen publike në vitin 2043, transmeton “Bota sot”.
“Me një mik timin, sepse edhe unë kam vjedh siç e thatë ju, dokumentacione nga sigurimi shtetëror i Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Kosovës dhe kam ra në një kontakt në vitin me një kolonel të CIA-s që punonte në misionin e William Walker të OSBE-së në Kosovë. Dhe, ai në 2012-1013 diku më thotë, ato çka i ke, a don me i deponu te ne me qëllim që kemi kohë 25 deri në 30 vite të i dekodojmë dhe i themi.
Kështu, unë i kam dorëzu të gjitha ato dosje të bashkëpunëtorëve, dosje të shënimeve zyrtare, shënimeve operative, i kam kodu dhe i kam dorëzu dhe ato do të mbahen publike në vitin 2043”, tha ndër të tjera Sheholli.
Po ashtu, ai u pyet nëse vazhdon ende me i dhënë informacione Ambasadës Amerikane.
Në përgjigje e sipër, ai befasoi duke thënë se janë 10 deputetë serbë që janë të lidhur me shërbimin sekret të Serbisë.
“Po qysh me Ii dhanë infoamcione ambasadës amerikane, kur kryeministri po thotë atje mos folni, mos pini kafe me të se, ai është bashkëpunëtor i Serbisë, kurse unë po ia dëshmoj që ai i ka aty diku dhjetë deputetë serbë, të cilët këmbë dhe krye janë të lidhur me shërbimin sekret të Serbisë”, tha ndër të tjera ai.