Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çitaku: Kurti po krijon batuta pa kripë për t’i mbuluar dështimet qeverisë

 
   

Prandaj, të dashur aktivistë e miq të Lëvizjes, në vitin 2025 do t’i kemi zgjedhjet e ardhshme lokale përveçse do ta kremtojmë 20 vjetorin e Lëvizje VETËVENDOSJE!, por patjetër do t’i kemi edhe ato parlamentare meqë opozita nuk mund t’i shtyjë ato pafundësisht”.

Kjo deklaratë e kryeministrit Kurti ngjalli reagimin e partive opozitare.

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se kjo është vetëm një frazë e kryeministrit Kurti për t’i mbuluar dështimet në qeverisjen e tij.

Sipas saj, PDK-ja është e gatshme për zgjedhje parlamentare kurdo që Kurti është i gatshëm.

Pashmangshëm zgjedhjet e rregullta mbahen në 2025. PDK-ja ka qenë vazhdimisht konsistente në këtë çështje që nga viti i kaluara çështja është a dëshiron kryeministri Kurti zgjedhje dhe nëse kryetari i VV-së është i  gatshëm për zgjedhje opsionet janë të hapura mbi tavolinë përmes dorëheqjes, përmes mocionit të  mosbesimit dhe përmes shpërndarjes së Kuvendit. PDK është e  gatshme e për të gjitha opsionet ne jemi konsistent dhe këtu s’ka fije dyshimi. Kryeministri po bënë atë që di të bëjë më se miri të krijojë në fakt gjëja vetme që di të bëjë është të  krijojë fraza, të mundohet të mbulojë dështimet e brendshme në  qeverisje  me batuta pa krip. Realisht kryeministri ka dështuar në qeverisjen e brendshme, qytetarët meritojnë më mirë…një qeveri në shërbim të tyre e jo një qeveri të krizave”, tha Çitaku për rtv21.

Edhe në LDK, e quajnë të pakuptimtë deklaratën e kryeministrit Kurti se opozita po i shtynë zgjedhjet parlamentare. Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, thotë se kjo parti është mëse e gatshme për zgjedhje.

Është e pakuptimtë se  opozita po i shtyejka  zgjedhjet e vetmja qe mundet me shkaktu zgjedhje të parakoshme është vetëvendosje ose guxo nëse tërhiqen nga qeveria ose kryeministri jep dorëheqje përndryshe opozita po të kishte numra do ta bënin vet qeverinë. LDK-ja është e gatshme për zgjedhje programi  qeverisës është miratuar nga strukurat e LDK-së që ofron zgjidhje të problemeve që janë grumbulluar e që kjo qeveri s’është marrur fare. Ata e dinë që në zgjedhjet e ardhshme s’do ti marrin votat e njëjta por në anën tjetër Kurit po tenton t’i ikë përgjegjësive’.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend për muaj të tërë ishte temë diskutimi në vend por që kjo çështje kaloi në heshtje pas mosunifikimit të partive opozitare për shpërndarjen e Kuvendit, formë e cila u përkrah edhe nga pushteti.