Profesori nga Parisi, Nezir Kraki ka reaguar në lidhje me deklaratën e Lajçak që 900 mln eurot nga Plani i Rritjes, janë të kushtëzuara me dialogun.
Kraki e quan ‘fyll’ Lajçakun duke thënë që edhe pse është i papunë nuk mungojnë këto deklarata, përcjell “Bota sot”.
“Ky ende është i bindur që pavarësia e Kosovës ka qenë padrejtësi ndaj Serbisë”, tha ndër tjera Kraki.
Postimi i plotë
Shihe ky fylli. Zyrtarisht është i papunë prej 9 qershorit por kjo nuk e pengon me shku n’Kosovë e me deklaru që është përgjegjës për 900 milionë eurot e një projekti që ende s’ka fillu.
Ky ende është i bindur që pavarësia e Kosovës ka qenë padrejtësi ndaj Serbisë. Prandaj është kreativ me ide që e dëmtojnë shtetësinë e Kosovës.