Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Togeri i FSK-së shpërblehet me çmim në Amerikë

 
   

Togeri i Foracve të Sigurisë të Kosovës, Arbnor Haxhani është shpërblyer me çmimin “International Honor Graduate” në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Siç bën të ditur Forca e Sigurisë së Kosovë, ai mori këtë çmim pasi përfundoi me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë (IBOLC).

“Gjatë 19 javëve sa zgjati ky kurs, Toger Haxhani ka treguar performancë të lartë, duke e prezantuar denjësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës, në mesin e 170 pjesëmarrësve sa ishin në kurs, oficerë amerikanë dhe oficerë nga shtete të ndryshme të botës”, thuhet në njoftim.