Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Babai i tyre është kroat, dhe nëna shqiptare: Karla dhe Noah parashikojnë rezultatin e ndeshjes

Kroacia dhe Shqipëria do të luajnë për herë të parë në histori, në një ndeshje të Kampionatit Evropian.

Tifozët shqiptarë dhe kroatë kanë pushtuar qytetin gjerman Hamburg, derisa atmosfera mes dy tifozërive është fantastike.

Në fakt bëhet fjalë për dy shtete mike dhe natyrisht se edhe tifozët po kalojnë momente të mira së bashku.

Mediumi kroat Index.hr ka biseduar me një familje, ku babai Karlo është kroat dhe nëna Arta është shqiptare.

Karla shtatë vjeçare dhe Noa 10 vjeç kanë parashikuar ndeshjen mes Kroacisë dhe Shqipërisë.

Karla na tha se mbështet Shqipërinë dhe na tha me buzëqeshje se Shqipëria do të fitojë. Por Karlo i mbështet të dyja skuadrat, ndaj ai u përgjigj diplomatikisht se rezultati do të ishte barazim (2:2).

Meqë ra fjala, familja jeton prej 10 vitesh në Frankfurt, por pas një muaji do të shpërngulen në Kroaci.