Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mësuesit në kërkim të parave për orët e kujdestarisë

 
   

Ka me shumë se 28 vite që është mësimdhënëse e gjuhës shqipe.

E krahas mësimeve që jep për gjuhë, çdo javë, Zarife Bajgora- Godanci mban orë kujdestarie, në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë.

Por për këtë punë shtesë që e bëjnë mësimdhënësit në Kosovë nuk paguhen.

“Çdo javë secili kujdestar e ka obligative ta mbaj nga një orë kujdestarie, aty shqyrtohen gjëra shumë të rëndësishme merret vendim të rëndësishëm. Ki diçka që duhet të sqarohet, por sa i përket pagesës, nuk bëhet pagesa e kujdestarisë”, thotë mësimdhënësja Zarife Bajgora-Godanci.

Bajgora Godanci tregon arsyet pse duhet të pagesa e orëve të kujdestarisë.

“Duhet të japësh maksimumin, sikurse në orët mësimore, besa edhe më tepër, se ke përgjegjës 25 nxënës, 25 prindër, ke me raportuar për ta”, thotë ajo.

E sipas drejtorit të shkollës “Emin Duraku” Visar Osmani, së shpejti pritet të miratohet edhe një udhëzim administrativ që parasheh pagesën e këtyre orëve.

“Ora mësimore është e planifikime edhe me udhëzimin e ri administrativ i cili ende nuk është dal në dëgjim publik, por është finalizu si dokument, por aty parashihet që të bëhet pagesa e orë e kujdestarisë”, thotë Osmani.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka një kërkesë për të gjithë mësimdhënësit.

“Mësimdhënësit kanë të drejtë të kërkojnë nëse e kanë mbinormë, 20+1, pra kjo orë duhet të paguare se kontratë thuhet të paguhet si orë të rregullta, por unë si kryetar i SBASHK-ut them se këto orë duhet të figuruar”, shprehet Jasharaj.