Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, në Austri ka takuar ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla.
Borrell ka theksuar se me ta ka diskutuar për një Evropë më të bashkuar, ndërsa ka falënderuar ministrin e jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, që i mblodhi.
“Gëzohem që takohem me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe “Strategjinë e Rajonit të Danubit”. Ne diskutuam se si të ndërtojmë një Europë më të unifikuar së bashku. Faleminderit Schallenberg që na mblodhe këto ditë në Austri”, ka shkruar Borrell në platformën X.
Glad to meet with Foreign Ministers from the Western Balkans, the “Friends of the Western Balkans” group, and the “Danube Region Strategy”.
We discussed how to build a more united Europe together.
Thank you @a_schallenberg for gathering us in Austria these days. pic.twitter.com/yy21SYppdr
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 21, 2024