Policia e Kosovës, ka vazhduar me aksionin e radhës kundër fajdes në tri lokacione të ndryshme të rajonit të Gjilanit.
Ky operacion sipas policisë u realizua pas ndërmarrjes së veprimeve operative hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave tëdyshuar tëpërfshirënëveprat penale “Fajde dhe Detyrim”.
“Gjatë hetimit të këtij rasti janë arrestuar dy persona të dyshuar, një mbetet në kërkim policorë, si dhe janë gjetur prova se të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprat penaletë fajdes dhe detyrimit për të cilat janëhetuar. Personat e arrestuar dyshohet se në këtë rast kanëushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qellim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerënmbi 600.000 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë operacionit policornë cilësi të provave materialejanë sekuestruar tri vetura, motorë sportiv, armë dhe municion, kartëmonedha euro, dokumente të ndryshme si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.
Policia ka bashkangjitur edhe likun zyrtar të operacionit policor.
Edhe gjatë ditës së djeshme Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka realizuar operacioni të suksesshëm në rajonin e Pejës dhe Prishtinës.