Zëvendësministrit i Mjedisit, Hysen Durimishi ka bërë sot të ditur se punimet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, po ecin me ritme të shpejta, ku po punohet çdo ditë.
Durmishi në një postim në Facebook shkruan se kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë.
“Punimet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, po ecin me ritme të shpejta, ku po punohet çdo ditë.
Kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë pasi është rrugë e cila përballon një fluks të lartë lëvizjeje, dhe ka rëndësi të veçantë pasi është rrugë që lidh qytete e fshatra të vendin tonë”, shkruan ai.