Forca e Sigurisë së Kosovës, së bashku me ushtrinë amerikane, kanë realizuar trajnim me mortaja.
Në njoftimin e publikuar, FSK thotë se pjesa teorike është realizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj ndërsa pjesa praktike në poligonin në Melle të Republikës së Shqipërisë.
“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me partnerin tonë strategjik, Shtete e Bashkuara të Amerikës një ekip mobil nga Security Assistence Training Menagment Organization (SATMO) e ushtrisë Amerikane ka realizuar trajnimin me mortaja për pjesëtarët e FSK-së, pjesa teorike është realizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj dhe pjesa praktike në poligonin në Melle të Republikës së Shqipërisë”.
Qëllimi i trajnimit Sipas FSK-së ishte ngritja e kapaciteteve të artilerisë, avancimin e operimit me sistemet e armatimit, ngritja e aftësive taktike, rritjen e saktësisë në objektivat e qitjes, me qëllim ngritjen profesionale të pjesëtareve te FSK-së.