Sipas MeteoAlb, pritet një tërheqje e lehtë e vala Afrikane duke sjellë freskim të motit në të gjithë territorin Shqiptar.
Ndërsa, përsa i përket motit; orët e paradites do të jenë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira
disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar momente me pika shiu.
Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 37°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë derti në 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Kosova
Orët e para të mëngjesit në Kosovë do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta, por pas- mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të bëhen të dukshme, ku më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të vendit; duke krijuar mundësi për reshje të izoluara shiu.
Parashikohet që; pasditja dhe mbrëmja të vijojnë më kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes edhe në
mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 34°C.
Era do të fryjë e lehtë, por herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Republika e RMV përgjatë paradites do të paraqitet me intervale të gjata kthjellimesh dhe rritje të temperaturave.
Orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të RMV, por më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe Verilindore duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu.
Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie gjatë orëve të mëngjesit, por edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera minimale deri në 38°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor
Europa
Do të vijojnë; shirat me intensitet të lartë si edhe mini- stuhi ere në; Europën veriore dhe atë Qendrore;
si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh në Veri me ndikim deri në qendër të kontinentit.
Po ashtu; moti i paqëndrueshëm do të dominojë në; Europën Lindore duke sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi breshëri, ndërsa gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave shumë të larta ku vlera ekstreme priten në brigjet Jugore të Mesdheut.