Familja Raba nga Rahoveci mori një lajm të kobshëm orët e vona të së shtunës, pasi djali i tyre u aksidentua për vdekje teksa po ngiste motoçikletën.
Siç raportoi media, bëhej fjalë për një 17-vjeçar, i cili u përplas me motoçikletën e tij si pasojë e humbjes së kontrollit, duke pësuar lëndime të rënda.
Ai ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit në Gjakovë, por i njëjti nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve teksa vdekjen e tij e konstatoi mjeku kujdestar.
Adonis Raba
Media mëson se personi që vdiq tragjikisht në këtë aksident është Adonis Raba.
I ndjeri ishte nxënës i klasës së 11-të në ShML “Xhelal Hajda – Toni”.
Lidhur me këtë detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, dyshohet se viktima përderisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën, del jashtë rruge dhe rrokulliset.
Me vendim të prokurorit , trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.