Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se do të jetë deputet i kësaj partie deri në fund të mandatit, e pastaj, siç u shpreh ai, “do të bëhet një rivlerësim”.
Rrahmani tha se “me pengesa nuk do të vazhdojë”.
Rrahmani ka folur edhe për sondazhin e UBO-s.
“Si natyrë jam shumë opozitar, edhe sa më të mëdhenj dalin numrat, gjasat me qenë ma opozitë unë janë më të mëdha. Për mua, shifra të tilla më shumë kanë efektin e kundërt sesa të asaj që munden me u servilosë për shkak të shifrave të tilla. Për mua kanë më shumë rëndësi parimet. Ky sondazh, ka qenë gjatë gjithë këtij mandati. Kundërshtimi im nuk ka të bëjë me votën ose përqindjen”, tha Rrahmani.
“Janë disa çështje që e dëmtojnë shoqërinë, dhe natyrisht që unë kundërshtojë”, u shpreh tutje ai.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë forca e parë politike në vend, edhe sipas matjes së fundit të opinionit publik e kryer nga kompania “UBO Consulting”.
Ajo pasohet nga PDK-ja e cila gati ka ruajtur përqindjen e njëjtë krahasuar me sondazhin e marsit. E treta del LDK-ja. Sërish me një trend të dukshëm të rënies. Koalicioni AAK-NISMA janë befasia e sondazhit të qershorit.