Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Me çka maten “sukseset” e kësaj qeverie?

 
   

Në një kritikë të ashpër ndaj punës së Qeverisë aktuale të Kosovës, Agron Demi, ish-drejtor i Institutit GAP, ka nxjerrë një nga një dështimet e secilës ministri nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti.

Kritikat e Demit filluan me Ministrin e Infrastrukturës, duke u tallur me paaftësinë e saj për të përfunduar një urë modeste 38 metra në Badovc gjatë një viti.

Ai vuri në dukje kaosin që ka përfshirë rrugën për në Podujevë dhe ngecjen e punimeve në autostradën e Gjilanit.

Postimi i plotë:

Suksesi i Ministrisë së Infrastrulturës në këtë Qeveri matet me urën 38-metërshe në Badovc që kjo ministri nuk ka arritë me ndërtu për ma shumë se një vit, me kaosin në rrugën për Podujevë e me autostradën e Gjilanit që ka mbetë në 80% të punimeve tash e një vit. 🤦

Suksesi i Ministrisë së Jashtme matet me pamundësinë që për një mandat mos me mund me siguru një njohje, e me dështu anëtarësimin pothuajse të kryer në Këshillin e Evropës. 🤦

Suksesi i Ministrisë së Arsimit matet me rezultatet katastrofale në PISA, me kopjimet masive në testet e maturës, me stopimin e reformës në shkolla, e mos të flasim për PamBukun. 🤦

Suksesi i Ministrisë së Tregtisë e Industrisë në këtë mandat matet me peripecitë me regjistru një biznes në ARBK, ku lloj-lloj burokrati ju nxjerr procedura absurde investitorëve të jashtëm. 🤦

Suksesi i Ministrisë së Shëndetësisë matet me atë që akoma duhet pacientët me dalë me i ble vetë barnat më bazike që ish dashtë me qenë pjesë e Listës esenciale (siç më ndodhi mu dhe një familjari me dalë me ble vetë infuzionin e me u kthy me marë). 🤦

Suksesi i Ministrisë së Drejtësisë e shumë ministrive tjera matet me shkeljet rekorde kushtetuese, ashtu qysh po vërtetohet ditë e më shumë, ngase qeverisja kaubojski nuk njeh rregulla. 🤦

Suksesi i Ministrisë së Ekonomisë matet me orarin e reduktimeve të energjisë edhe tash në pikë të verës. 🤦

Suksesi i Ministrisë së Bujqësisë matet me hygjymin që përmes një statusi në facebook me ndalë konsumimin e duhanit në hapësira të mbyllura, e lëre që nuk u ndalë, po sot haptas reklamohet shitja e duhanit në markete e shiten cigaret elektronike pa bazë ligjore. 🤦

Suksesi i Ministrisë së Financave matet me numrin e pensionistëve që përzhiten në diell e ngrihen së ftohti çdo 6 muaj me ja dëshmu qeverisë se janë gjallë. 🤦…

E suksesi i Kryeministrit varet nga sukseset e ministrave të tij. 🤦