Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Psikologu thotë se presioni familjar për gjetjen a fatit të jetës ka ndikim negativ tek vajzat

Fati i jetës shpesh i kërkuar, por jo edhe i lehtë për t’u gjetur. E kjo dilemë ndaj gjetjes së fatit të jetës është shtytje dhe presion që sipas psikologut, Naim Telaku, më së shumti ushtrohet ndaj vajzave nga familja.

Ai, në një bisedë për rubrikën “Shëndeti mendor” në emisionin ALARM në ATV, tha presioni që u bëhet vajzave nga familja, ka një ndikim negativ tek ato.

“Fatkeqësisht, në vendin tonë, këto raste janë të shpeshta, ku gjithsecili prej neve na bjen me dëgju ankesa të tilla të natyrës së presionit social për atë qysh me e gjet fatin e jetës, ose me u martu apo çka do të kësaj natyre. Zakonisht, ndikimi i presionit të tillë është kryesisht negativ, është diçka që veç i komplikon çështjet më tutje edhe në shumë raste është totalisht joadekuat, për shkak se fati i jetës, martesa e të tjera është çështje goxha personale”, thotë psikologu Telaku. /atvlive.tv

Bisedën e plotë me psikologun Naim Telaku e gjeni në videon më poshtë: