Ish ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka thënë se nuk ka pasur pritje se në Bruksel do të ketë një takim tre palësh apo një takim me rezultate.
Haradinaj tha se është për keqardhje se si BE-ja nuk ka arritur t’i përafrojë dhe t’i ulë në një emërues të përbashkët.
“Më shumë duket që është rikapitulim i mandatit lehtësues i Bashkimit Evropian meqë po përmbyllet edhe mandate i lehtësuesve dhe I shefit të politikës së jashtme Borell. Prandaj ne vetëm duhet të theksojmë se është për keqardhje se si një union kaq i fuqishëm politik dhe ekonomik të mos jetë në gjendje ta kapitalizojë fuqinë e saj qe dy shtete që i ka në prag të anëtarësimit, në prag të kufijve të saj ti ulë në një emërues më të vogël të përbashkët”, tha Haradinaj duke thënë se gjatë këtij mandati nuk është realizuar asgjë.
Tutje ajo tha se do të ishte shumë naive që pas sulmit në Bansjkë dhe ku Serbia nuk u sanksionua të ketë një takim trilateral.
“Ne nuk do të duhet të prisnim diçka në një takim trilateral me një shtet agresor i cili as nuk i dorëzon kriminelët e saj as nuk I dorëzon para drejtësisë së saj vendore”, u shpreh ajo.