Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Musliu zbulon informacionin “shokues” për të arrestuarin për spiunazh

 
   

Pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Aleksander Vlajiq, të mërkurën në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për spiunazh ka reaguar analisti për siguri, Agim Musliu.

Musliu përmes një postimi në platformën X ka shkruar se Insituti Ocktopus ka zbuluar se Vlajiq ndante informacione me BIA-në serbe dhe kishte një rrjet të madh burimesh.

“Një tjetër i arrestuar për spiunazh në Kosovë. Këtë herë i arrestuari është serb (Aleksandar Vlajiq), i cili dikur ka shërbyer në inteligjencën e Policisë së Kosovës. Instituti Octopus zbulon se Vlajiq ndante informacione me BIA e Serbisë dhe kishte një rrjet të madh burimesh informacioni”, ka shkruar Musliu.

Ndërkaq, ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Aleksandar Vlajiq, u arrestuar tw mwrkurwn në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, nën  dyshimin për spiunazh.

Sipas burimeve të RTV Dukagjinit nga organet e sigurisë, deri te arrestimi i Vlajiqit ka ardhur pas informacioneve të cilat i ka siguruar Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Ky mekanizëm i sigurisë, ka bërë që më pas, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ky i dyshuar për spiunazhe te arrestohet