Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se Prokuroria duhet të nis hetimet për vendimet e fundit të ministrisë së udhëhequr nga Hajrullah Çeku.
Deputeti Haxhiu ka përmendur edhe dyshimet për dallavere për restaurimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
“Duhet të ngritet Komision hetimor për vjedhjen në Projektin për restaurimin e Kompleksit Memorial ” Adem Jashari”, në Prekaz”, ka thënë Haxhiu.
Ndër të tjera, ai ka shkruar edhe për ndarjen e parave për OJQ-në që vetë e themeloi.
“Keqpërdorimet e ministrit Hajrulla Çeku janë milionëshe. Duhet të ngritet Komision hetimor për vjedhjen në Projektin për restaurimin e Kompleksit Memorial ” Adem Jashari”, në Prekaz. Pastaj për vjedhjen në Projektin për vendosjen e barit sintetik hibrid në Stadiumin ” Fadil Vokrri”.
Ministri Çeku, i ndanë OJQ-së që e themeloj vetë 257 000 €, rreth gjysmë milioni euro ia ndanë motrës së deputetit të LVV-së, Artan Abrashi. Listës së keqpërdoruesve të parasë publike në qeverinë Kurti, i prinë ministri dallaverexhi Hajrullah Çeku. Shumë ka punë Prokuroria në këtë Qeveri hajnash!”, shkruan ai.