Ish kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi thotë se thotë se sjellja dhe refuzimet e Kurtit përsa i përket takimit me Vuçiqin janë arrogante, gjë për të cilën Kosova nuk ka nevojë në këtë fazë.
“Sa u përket kërkesave, veçanërisht asaj për drejtësi që është kërkesë legjitime, që e kërkon edhe populli i Kosovës dhe gjithmonë çdo lider i Kosovës do ta ketë përkrahjen për një gjë të tillë. Sa u përket kërkesave tjera, sjellja dhe refuzimet e tij që të takohet me Vuçiqin besoj që është një lloj arrogance që Kosovës nuk i duhet në këtë fazë”, thotë ai.
Kushtin e Kurtit për nënshkrim për implementim të marrëveshjeve, Arifi e sheh veprim koti. “Sa i përket nënshkrimit për implementimin e marrëveshjeve është një veprim krejt koti, pasi ato janë fut në kapitullin e 35-të të BE-së.”
Arifi thotë se sjellja e Kurtit është tërësisht elektorale, pasi sipas tij, dëshiron me prezentu veten si njeri i fortë. “Është tërësisht elektorale prezentimi si njeri i fortë si ai që i përcakton kushtet e dialogut, si duket në vlerësimet e tij ka efekt pozitiv elektoral. Ne do të shohim situata të tilla”, thotë Arifi.