Gazetari Valdrin Daci tha në “Good Morning Albanians” se një person i panjohur e ka kërcënuar, e madje edhe e ka ndjekur. Ai tha se këtë rast ai e ka çuar në polici, e për fat të mirë, gjykata ka marrë vendimin duke e dënuar me 7 muaj burg.
“Më kërcënoi një i panjohur. Për të gjykata ka nxjerr vendim me 7 muaj burg. e mira e kësaj është se deri më tani mesa di unë, për kanosje për punon tonë si gazetar, nuk di të jetë dënuar tjetër kush me 7 muaj burg përveç këtij rasti. Për rastin tjetër ende nuk ka dalë vendimi i gjykatës”,-tha gazetari.
Gazetari Valdrin Daci është sulmuar edhe nga një person tjetër, vendimi për të cilin ende nuk është marrë nga gjykata. Ai ka treguar se çfarë ka ndodhur në këtë rast.
“Në ato momente ende pa dalë nga vetura erdhi kamioneta dhe mu afrua. Kam kuptuar që po fyhesha, ndërkohë derisa po gjeja momentin për të dalë e kam parë personin i cili po fyente. Ka ardhur drejt meje, e pashë të udhës me xhiru sepse ajo ishte mënyra e vetme për t’u mbrojtur. Nuk jam takuar kurrë, ose të paktën unë nuk e mbaj mend që e kam takuar ndonjëherë. As nuk e di që e kemi përmendur ndonjëherë emrin e tij në ndonjë artikull”, u shpreh gazetari Daci.