Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Polonia pritet të nënshkruajë marrëveshje të sigurisë me Ukrainën para samitit të NATO-s

Kryeministri polak, Donald Tusk, tha të premten se është pothuajse e sigurt se Polonia do të nënshkruajë marrëveshje dypalëshe të sigurisë me Ukrainën, para samitit të NATO-s që mbahet muajin e ardhshëm në Uashington.

Të enjten, Tusk tha se para samtit të NATO-s në Uashington, i cili nis më 9 korrik, do të ketë bisedime në Varshavë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

“Unë, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, duhet të vendosim patjetër se si mund të vazhdojmë ta ndihmojmë Ukrainën, por ne nuk mund ta dobësojmë mbrojtjen e Polonisë”, tha Tusk.

“Gjasat janë 99 për qind që ne do ta nënshkruajmë këtë marrëveshje me presidentin Zelensky [para samitit]”, shtoi ai.

Tusk shtoi se marrëveshja është praktikisht “e kryer” dhe se kanë mbetur vetëm edhe disa hollësi për t’u qartësuar.

Bashkimi Evropian dhe dy prej vendeve të saj anëtare, Lituania dhe Estonia, nënshkruan marrëveshje të sigurisë me presidentin ukrainas Zelensky gjatë samitit në Bruksel të enjten./rel