Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Akademinë Ushtarake kroate

 
   

Me ceremoni shtetërore të organizuar në Akademinë e Mbrojtjes Kroate në Zagreb me prezencën e Presidentit të Republikës së Kroacisë Zoran Millanoviq, me sukses kanë diplomuar pjesëtarët e FSK-së.

Major Kreshnik Nimoni nga Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, Kapiten Besim Dervoviç nga Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe Rreshterë i Parë Fahri Paloja nga Shkolla e lartë e Nënoficerëve, janë oficierët e FSK-së të cilët diplomuan në Akademinë Ushtarake kroate.

Në një njoftim nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), thuhet se Republika e Kroacisë në kuadër të bashkëpunimit bilateral mbështetë ngritjen e kapaciteteve profesionale për oficerët e nënoficerët e FSK-së.

“Republika e Kroacisë në kuadër të bashkëpunimit bilateral mbështetë në vazhdimësi ngritjen e kapaciteteve profesionale për oficerët e nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke ofruar trajnime e shkollime profesionale dhe me standardet më të larta të edukimit”, përfundon njoftimi.