Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim Aleksandër Vlajiqit, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Spiunazhi dhe Mbajtja në pronësi, kontoroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.V dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Sipas njoftimit, gjykata ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri Aleksandër Vlajiq lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij, pasi i njëjti është edhe shtetas i Serbisë dhe në këtë mënyrë mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale.
“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”.